Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen disa çështje të rëndësishme nga rendi i ditës.
Në mesin e shtatë pikave të parashikuara për diskutim është edhe rekomandimi për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), njofton Dukagjinin.
Mbledhja, e cila pritet të nisë në orën 13:30, do të përfshijë gjithashtu shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës së KQZ-së për vitin 2026, si dhe Planin e Prokurimit për këtë vit.
Në rend dite është paraparë edhe trajtimi i kërkesave për zëvendësimin e disa anëtarëve të kuvendit komunal në Istog.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje do të bëhet edhe vlerësimi i performancës për vitin e kaluar për ushtruesin e detyrës së drejtorit të Sekretariatit të KQZ-së, zëdhënësin e institucionit si dhe auditorin e brendshëm.