Mblidhet Qeveria, ja çfarë pritet të vendoset sot në rend dite

Sot mbahet mbledhja e shtatë e Qeverisë së Kosovës, e cila pritet të nisë në orën 09:00.

Në fillim të mbledhjes pritet të shqyrtohet propozimi për ndarjen e shpërblimit për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, si dhe vendimi për miratimin e pagesës së pagës së 13-të për punonjësit e financuar nga buxheti i shtetit.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës është edhe propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në në Gaza, vendim i cili kërkon miratimin e Kuvendit.

Qeveria po ashtu do të shqyrtojë një sërë projektligjesh, përfshirë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligjet për inspektoratin e mjedisit dhe ndërtimit, si dhe ligjin për banimin social dhe të përballueshëm.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika