Mbretëresha ka emëruar kryeministrat nga Winston Churchill te Liz Truss

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II emëruar pesëmbëdhjetë kryeministra nga Winston Churchill në vitin 1955, e deri te kryeministrja e fundit e këtij vendi Liz Truss

Mbretëresha Elizabeta II, dhe kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss

Pas zgjedhjeve të përgjithshme, emërimi i Kryeministrit është prerogativë e Sovranit, në emërimin e Kryeministrit, Sovrani udhëhiqet nga konventat kushtetuese. Kërkesa kryesore është gjetja e dikujt që mund të ketë besimin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Kjo normalisht sigurohet duke emëruar liderin e partisë me shumicën e përgjithshme të vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve, por mund të ketë ende rrethana të jashtëzakonshme kur Mbretëreshës mund t’i duhet të ushtrojë diskrecion për të siguruar që qeveria e saj të vazhdojë.

Kur një Kryeministër potencial thirret për një takim më Mbretëreshën, ajo e pyet nëse atë nëse do të formojë një qeveri.

Për këtë pyetje, dy përgjigje janë realisht të mundshme. Më e zakonshme është pranimi.

Në vitin 1963 ishte një rast kur Sir Alec Douglas-Home ishte i pasigurt për pranim e postit të tij, e i cili shërbeu vetëm 153 ditë si kryeministër.

Kanë qenë pesëmbëdhjetë kryeministra britanikë gjatë mbretërimit të Mbretëreshës, nga Winston Churchill i cili shërberu nga viti 1951 deri në 1955, e të tjerë si:

Sir Anthony Eden 1955-1957,

Harold Macmillan 1957-1963

Sir Alec Douglas-Home 1963-1964

Harold Wilson 1964-70 dhe 1974-1976

Eduard Heath 1970-1974

James Callaghan 1976-1979

Margaret Thatcher 1979-1990

John Major 1990-1997

Tony Blair 1997-2007

Gordon Brown 2007-2010

David Cameron 2010-2016

Theresa May 2016-2019

Boris Johnson 2019-2022

Mbreteresha Elizabeta II, dhe Winston Churchill

Dhe tashmë për herë të fundit u emërua Lizz Truss, të cilën Mbretëresha gjatë ditës së martë të 6 gushtit priti Kryeministren me të re të Mbretërisë së Bashkuar,  në Kalanë Balmoral, ku zyrtarizoj pozicionin e saj të ri si Kryeministre.

Pra, Truss është kryeministrja e 15-të që shërben gjatë mbretërimit të Madhërisë së Saj.

Si udhëheqëse e Partisë Konservatore, Truss u bë automatikisht kryeministre pa pasur nevojë për zgjedhje të përgjithshme, pasi partia Konservatore ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika