Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia bien në dakord për një marrëveshje të sigurisë

Johnson dhe Andersson "sigurojnë" vendet respektive

Boris Johnson, Kryeministri i Britanisë së Madhe, ka qenë në një konferencë shtypi në Suedi me kryeministren e vendit Magdalena Andersson.

“Pavarësisht nëse është në rast fatkeqësie apo sulmi ushtarak, ajo që ne po themi sot është me kërkesë të palës tjetër, ne do t’i vinim në ndihmë palës tjetër”.

Është jetike të thuhet se tani në rrethanat e zymta në të cilat gjendemi me sulmin rus në Ukrainë. “Kufomat e shumta të tankeve ruse që mbushin rrugët në Ukrainë falë NLAW-ve të zhvilluara nga Suedia dhe të ndërtuara nga Britania sigurisht që flasin se sa efektiv mund të jetë ai bashkëpunim”, ka thënë Johnson, raporton “BBC”.

Boris Johnson ka shpjeguar se garancitë e reja do të shihnin që secili vend t’i vinte në ndihmë tjetrit “sipas kërkesës” në rast të një kërcënimi.

Boris Johnson

“Ajo që ne po themi dhe bëjmë tani nuk është në një farë mënyre jo më shumë se një deklaratë e qartë, se dy demokraci liberale të përballura me një sulm do të donin të mbështesin njëra-tjetrën”, ka shtuar Johnson.

Johnson pritet të zbulojë një pakt të ngjashëm në Finlandë me atë të shpallur në Suedi. Marrëveshja me Suedinë nuk është një garanci ligjore ose automatike e sigurisë.

Johnson ka shtuar se: “Ajo që ne themi dhe bëjmë tani, është në një lloj mënyre jo më shumë se një deklaratë e qartë. Dy demokraci të përballura me një sulm ndaj njerës apo tjetres do të dëshironin të mështesnin njëra-tjetren, pavarësisht nëse është në rast të një fatkeqësie ose sulmi ushtarak”.

Johnson ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia kanë mbajtur vlera të njëjta dhe e ka përshkruar paktin si “një gur themel” për marrëdhëniet e ardhshme të dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar do të mbështes çfarëdo veprimi që Suedia vendos të nisë”, në lidhje me anëtarësimin në NATO.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika