Mbrojtja e Krivaqës kërkon ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit

Admir Salihu, avokat mbrojtës i Krivaqës ka thënë se është e rëndësishme që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim i tillë për të parë gjendjen psikiatrike të Krivaqës, për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike

I pandehuri Dardan Krivaqa, i cili akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit, është sjellë para Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Mbrojtja e tij ka kërkuar ekzaminimin psikiatrik, psikologjik, psikotik të të akuzuarit Dardan Krivaqa.

Admir Salihu, avokat mbrojtës i Krivaqës ka thënë se është e rëndësishme që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim i tillë për të parë gjendjen psikiatrike të Krivaqës, për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike.

Salihu ka përmendur si fakt edhe të kaluarën e Krivaqes, ku ka thënë se ai është i dhunuar seksualisht dy herë dhe se për këtë ka edhe vendim dënues nga Gjykata.

Në këtë seancë është dëgjuar edhe mjeku i përgjithshëm i emergjencës primare i cili e kishte kontrolluar Dardan Krivaqën, në seancën dëgjimore për masën e sigurisë.

Në pyetjet e avokatit Salihu, Astrit Hoxha, dëshmitar ka thënë se ka pasur dyshime se gjendja e Krivaqës ka qenë e rënduar për shkak të përdorimit të substancave narkotike, por që asgjë nuk është e vërtetuar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën, Marigona Osmanin.

Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Me çka akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur, të shpallen fajtorë për veprat penale, për të cilat, akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika