Mbrojtja: UNMIK-u e mori Kosovën nga 13 qershor 1999

Sipas mbrojtjes së Hashim Thaçit, UNMIK-u i kishte të gjitha kompetencat mbi Kosovën, sepse ishte mandatuar përmes OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka theksuar se Qeveria e Përkohshme nuk ka pasur asnjë ndikim në Kosovën e pasluftës.

Sipas tij, kjo ishte hera e parë që OKB-ja kishte krijuar një prani ndërkombëtare civile dhe të sigurisë të mandatuar sipas Rezolutës 1244, për të marrë kontrollin e plotë mbi funksionet gjyqësore, ligjore, të sigurisë dhe administrative.

“Ky nuk ishte një mision tipik paqeruajtës. Ishte një gjë e paprecedentë. Ndërmarrja e OKB-së për sa i përket madhësisë dhe kompleksitetit. UNMIK-u u mandatua për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të rivendosur Institucionet e Vetëqeverisjes së Kosovës”, ka thënë avokat Kehoe.

Kjo ishte kundërpërgjigjja e avokatit, për shkak se Prokuroria e kishte akuzuar Qeverinë e Përkohshme për dhunën që kishte ndodhur në ditët dhe javët e para të pasluftës.

Sipas avokatit mbrojtës të Thaçit, të gjitha kompetencat i kishte UNMIK-u në Kosovë, pra UÇK s’kishte kompetenca.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika