Mbyllen komunat ilegale serbe në rajonin e Pejës, konfiskohen dokumente

Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë zhvilluar një aksion kundër veprimtarive të strukturave ilegale në rajonin e Pejës e me ç’rast janë mbyllur dy objekteve të Komunave. Për mjetet e sekuestruara nuk janë dhënë ende detaje ndërsa prezent gjatë aksionit kanë qenë edhe ministra të vendit

Shiritin e vunë për të mbyllur objektin që deri më sot kishte shërbyer si komunë ilegale serbe në Osojevë të Istogut.

I nisur që në mëngjes, ky aksion i Prokurorisë dhe Policisë ka përfunduar pas më shumë se 7 orësh.

Mjetet e sekuestruara nga objekti në Osojevë e ku përfshiheshin dokumente, kompjuter e mobile janë bartur me kamion.

Pakënaqësitë lidhur me këtë veprim u shprehën haptazi edhe nga serbët lokalë.

Megjithatë, kjo nuk është bastisja e vetme, pasi gjatë ditës aksioni ka përfshirë edhe komuna të tjera në rajonin e Dukagjinit

Një e tillë u realizua edhe në Pejë, në një objekt me po të njëjtin funksion.

“Gjendemi tek strukturat paralele serbe në Gorazhdec të Pejës. Dëshmitar të rastit i kanë treguar televizionit se objekti i cili gjendet prapa meje u shërbente për tu pajisur me dokumente ndërlak ajo se çka kanë parë, janë zyrtarë të Policisë së Kosovës duke bastisur vendin e më pas duke marrë të gjeturat me vete”.

Objekti tanimë i mbyllur, gjendet rreth 50 metra larg një dege të stacionit policor të Policisë së Kosovës.

Si shpesh së fundmi, në terren edhe për këtë aksion doli Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se “Nuk ka vend për institucione ilegale në Republikën e Kosovës, vazhdojmë me rend e ligj për të gjithë pa asnjë dallim e diskriminim”.

Bashkë me Sveçlën ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

E nga prokuroria, nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

Shkodran Nikçi, Prokuroria Themelore në Pejë,ka thënë se “Prokurori i Shtetit me Policinë e Kosovës janë në terren. Janë duke u kry aksionet dhe aktualisht nuk mund të japim për momentin më shumë detaje por pas aksionit do dalim me detaje”.

Bastisjet kanë përfunduar në orën 17:00.

Veprimtaria e komunave paralele, së fundmi ka qenë në cak të institucioneve të rendit edhe në Dragash që u kanë vënë drynin në disa lokacione.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika