Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve, në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i procesit të rinumërimit, më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri më 21 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 937 nga 2,557 vendvotime të planifikuara për këtë proces.
KQZ ka bërë të ditur se deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 8 komuna, ndërsa procesi po vazhdon në komunat e tjera.