MCC aprovon programin me vlerë mbi 200 milionë dollarë për Kosovën

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë të premten se Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë mbi 200 milionë dollarë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Kosova do t’i përfitojë 236.7 milionë dollarë, për sektorin e energjisë.

Kjo për faktin se Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), e kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës, i cili do të jetë një nga investimet më të mëdha në sektorin e energjisë.

Artane Rizvanolli, ministre e ekonomisë

“Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gurthemel që mundëson tranzicionin tonë energjetik”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Albin Kurti, ka njoftuar se Korporata e Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar marrëveshjen e kompaktit për Kosovën në vlerë prej 236, 7 milionë dollarësh.

Kurti ka thënë se ky do të jetë investimi më i madh energjetik që ka ndodhur në Kosovë deri më sot.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika