Më 18 qershor do të mbahet provimi i Maturës Shtetërore

Në provimin e Maturës Shtetërore do të përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vetë kandidati)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore 2022.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.

Ilustrim

“Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta”, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vetë kandidati)”, është thënë në njoftim.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika