Më 8 tetor fillon trajnimi i vajzave dhe grave me instruktorin Uliks Gjonaj

Instruktori i instruktorëve më elitar në botë, Uliks Gjonaj, më datë 8 tetor do të fillojë trajnimin profesional të vajzave dhe grave. Për dy ditë me radhë pjesëmarrëset do të mësojnë taktika të ndryshme mbrojtëse

Foto nga mbledhja e pjesëmarrëseve me Uliks Gjonaj dhe ekipin e tij

Duke filluar nga data 8 tetor 13 vajza e gra do të fillojnë trajnimin dy ditorë me instruktorin e SWAT-it, Uliks Gjonaj në bashkëpunim me emisionin “Radar”, në RTV Dukagjini.

Pjesë e këtij trajnimi është edhe vet autorja e emisionit “Radar” Edita Doli.

Përmes këtij trajnimi për dy ditë me radhë pjesëmarrëset do të mësojnë taktika të ndryshme mbrojtëse, si dhe ushtrime fizike e mendore.

Ky trajnim po mbahet në kohën kur janë raportuar e zbardhur disa raste të dhunës dhe ngacmimeve seksuale ndaj vajzave.

Foto nga pjesëmarrëset e trajnimit, prej të cilave është edhe Edita Doli

Trajnimi do të mbahet në Shëngjin-Lezhë, dhe do të zgjas deri me datën 10 tetor ku më pas pjesëmarrëset do të kenë mundësi të marrin edhe certifikata “Women’s Self Defense”.

Ky është trajnimi i parë i këtij lloji që po organizohet me një grup prej vajzave dhe grave njëherësh dëgjuese të emisionit “Radar”.

Po ashtu, pas 6 ditësh trajnimi intensive është bërë edhe certifikimi i pjesëmarrësve nga policia e Kosovës dhe FSK-së.

Instruktori shqiptar i SWAT organizon trajnime për pjesëtarët e policisë, FSK-së dhe një grup të vajzave