Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryetar i ri i Nju Jorkut

Zohran Mamdani u betua zyrtarisht si kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut me dorën mbi Kuran, duke shënuar edhe herën e parë që një kryebashkiak i këtij qyteti përdori librin e shenjtë të Islamit gjatë ceremonisë së betimit.

Ceremonia e betimit u mbajt në mesnatë, në një stacion metroje prej kohësh të mbyllur nën Bashkinë e Nju Jorkut teksa me marrjen e detyrës, 34-vjeçari demokrat u bë kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me prejardhje nga Azia Jugore dhe i pari i lindur në Afrikë që drejton qytetin, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Këto momente historike, ashtu si edhe Kurani i vjetër i përdorur në ceremoni, pasqyruan praninë e hershme dhe të gjallë të komunitetit mysliman në qytetin më të populluar të SHBA-së, sipas studiuesve që ndihmuan bashkëshorten e Mamdanit, Rama Duwaji, në përzgjedhjen e librave për betimin.

Shumica e paraardhësve të Mamdanit ishin betuar mbi Bibël, megjithëse betimi për të respektuar kushtetutat federale, shtetërore dhe të qytetit nuk kërkon përdorimin e ndonjë teksti fetar.

Gjatë fushatës elektorale, Mamdani u përqendrua kryesisht në çështjen e përballueshmërisë ekonomike, por njëkohësisht ishte i hapur për besimin e tij mysliman. Ai u shfaq shpesh në xhami në të pesë lagjet e qytetit, duke ndërtuar një bazë mbështetjeje që përfshinte shumë votues për herë të parë nga komunitetet myslimane dhe të Azisë Jugore.

Kuranët e përdorur në ceremonitë e betimit

Gjatë ceremonisë në stacionin e metrosë, Mamdani vendosi dorën mbi dy Kuranë: Kuranin e gjyshit të tij dhe një Kuran xhepi që datonte nga fundi i shekullit XVIII ose fillimi i shekullit XIX. Ky ekzemplar ishte pjesë e koleksionit të Qendrës Schomburg për Kërkime në Kulturën e Zezë të Bibliotekës Publike të Nju Jorkut.

Sipas Hiba Abid, kuratore për Studime të Lindjes së Mesme dhe Islamike në bibliotekë, ky Kuran simbolizonte larminë dhe shtrirjen e komunitetit mysliman në historinë e qytetit.

“Është një Kuran i vogël, por që bashkon besimin dhe identitetin në historinë e Nju Jorkut,” u shpreh ajo.

Në ceremoninë pasuese të betimit të mbajtur në Bashkinë e Nju Jorkut, në ditën e parë të vitit, Mamdani përdori Kuranin e gjyshit dhe atë të gjyshes së tij. Fushata e tij nuk dha detaje të tjera për këto trashëgimi familjare.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika