“Më shumë armatim n’oda se n’kazerma”, Haradinaj kundër deklaratës së Kurtit: Shqiptari pa armë s’bën, Serbinë e kemi në kufi 

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se historikisht Kosova ka pasur më shumë armatim nëpër oda sesa në kazermat e ushtrisë, duke e cilësuar këtë si shenjë të mungesës së kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes.

Duke folur në Debat Plus, Haradinaj ka theksuar se lidhja e shqiptarit me armën është realitet historik dhe nevojë sigurie, sidomos për shkak të pozitës gjeopolitike të Kosovës dhe fqinjësisë me Serbinë.

“Mendoj që shqiptari pa armë s’është në rregull. Ne jetojmë në kufi me Serbinë, e cila jo vetëm në planin ekonomik që e ka ofertën  hapur. Por, sidomos në planin e sigurisë e ka ofertën e hapur në siguri edhe me Rusinë edhe me Kinën edhe me këndo. Derisa nuk i ki mekanizmat e mirëfilltë që të mbrojnë, ne e kemi fatmirësisht NATO dhe ushtrinë amerikanë këtu. Mendoj që lidhja e shqiptarit me armën duhet të institucionalizohet… edhe unë kurrë se kisha lënë shqiptarin pa armë sepse jemi në kufi”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika