Më shumë se 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan

Të paktën 51 persona u vranë në dy aksidente transporti në Pakistan të dielën, kur një autobus u rrëzua nga një urë dhe një varkë që transportonte fëmijë u përmbys

Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë

Më shumë se 50 njerëz u vranë në dy aksidente, të lidhura me udhëtimet në Pakistan të dielën.

Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim, përplasja ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, kur po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit, shkruan BBC.

Zyrtari lokal, Hamza Anjum, i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën së bashku me tre të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit ishin në gjendje “të rëndë”.

Ndërsa, në veriperëndim të paktën 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë.

Varka u përmbys në Tanda Dam, një liqen afër Kohat në Khyber Pakhtunkhwa, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtari i policisë lokale, Mir Rauf, i tha AFP se përveç 10 që vdiqën, 11 fëmijë ishin shpëtuar, me gjashtë në gjendje kritike. Nëntë të tjerë besohet se janë të zhdukur.

Të gjithë të vdekurit deri më tani në liqen ishin të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika