“Mediat e pushtetit, analistë të paguar”, Mushkolaj: Më vjen keq që Abdixhiku po përdor gjuhë të eksponentëve të VV-së

"Mua me vjen keq që zoti Abdixhiku po përdor gjuhë te eksponentëve të VV-së, për shkak se kështu thonë ata kur nuk ju pëlqen diçka. Ata thojnë mediat e pagune dhe analistët e pagunë"

Analisti, Imer Mushkolaj

“Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit.”

Sipas analistit Imer Mushkolaj, pjesa e deklaratës së të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për “analistë të paguar dhe media të pushtetit” është gjuhë e “që përdorin eksponentët e VV-së”.

Mushkolaj ka theksuar se edhe nëse ka analistë të paguar dhe media të pushteti, Abdixhiku nuk ka punë me ta, por me qeverinë.

“…Sidomos te ajo pjesa e analistëve dhe mediave të paguara. Mua më vjen keq që zoti Abdixhiku po përdor gjuhë te eksponentëve të VV-së, për shkak se kështu thonë ata kur nuk u pëlqen diçka. Ata thonë mediat e paguara dhe analistët e paguar.  Në ktv rast nuk e di cila media të pushtetit. Nuk e di që ka pasur ndonjëherë që ka pasur media kritike ndaj qeverisë. Dhe ndaj, nëse ndonjë analist i mbështet qëndrimet e qeverisë është legjitime. Po, për mua është problematike që kjo logjikë e mendimit vihet në gojën e njërit prej kryetarëve të opozitës dhe paraqitet si e tillë dhe për mua është shumë problem që Lumir Abdixhiku po mendoka kështu, duke përdorur termin media te pushtetit dhe analistë të paguar. Ai nuk ka punë me këta, ai ka punë me Qeverinë dhe duhet të ketë punë me qeverinë”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika