Medvedev këmbëngul se Putini ‘nuk po bën bllof’ për armët bërthamore

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë ka thënë se Vladimir Putin e ka seriozisht përdorimin e armëve bërthamore në rast nevoje

Ilustrim, Foto BBC





“Vladimir Putin nuk po bën bllof për përdorimin e armëve bërthamore nëse është e nevojshme”, tha ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev.

Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, paralajmëroi gjithashtu se Moska ka të drejtë të përgjigjet “pa shumë konsultime”, pasi tensionet me Perëndimin rriten mbi referendumet e mbajtura në zona të mëdha të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia.

“Më duhet t’ju kujtoj përsëri – për ata veshë të shurdhër që dëgjojnë vetëm veten e tyre. Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore, nëse është e nevojshme,” tha Medvedev, duke shtuar se do ta bënte këtë “në raste të paracaktuara” dhe në përputhje të rreptë me politikën shtetërore.

Aleati 57-vjeçar i Putinit, i cili dikur e prezantonte veten si një reformator që ishte gati të punonte me Shtetet e Bashkuara për të liberalizuar Rusinë, e ka rishfaqur veten muajt e fundit si anëtari më i ashpër publikisht i rrethit të Putinit.

Komentet e tij vijnë derisa Rusia përgatitet të aneksojë pjesë të mëdha të territorit ukrainas pas “referendumeve të rreme” në rajonet e kontrolluara nga Rusia.





Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika