Mehaj apelon qytetarët që të kenë kujdes në shpenzimin racional të ujit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë edhe Kosovën, kjo ministri është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar. Mehaj apelon qytetarët ta shtojnë kujdesin në shpenzimin racional të ujit. Ndërsa, ata që abuzojnë me këtë, Mehaj bën thirrje që t'i denoncojnë në organet përgjegjëse

Foto e postuar në llogarinë e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në Facebook

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të shtunën e 23 korrikut ka njoftuar se për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë Kosovën, Ministria e Mbrojtjes është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.

“Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret’, u shpreh Mehaj.

Foto e postuar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes ka ftuar qytetarët se nëse vërejnë ndonjë abuzim të mundshëm të ujit, t’i denoncojnë këta persona në organet përgjegjëse.

“Ministria e Mbrojtjes me FSK-në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar”.

Reagimi më efikas dhe efektiv në situatën aktuale sipas Armend Mehajt, është kujdesi dhe vigjilenca e qytetarëve.

 

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika