Mehaj: FSK ka demostruar profesionalizëm të lartë në stërvitjet fushore

Pas stërvitjeve fushore me qitje operacionale me skenarin "Kompania në sulm" të Kompanisë 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së, ministri Mehaj ka thënë se kanë demostruar profesionalizëm të lartë

Pamje të postuara nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së, ka demostruar profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.

Mehaj ka shtuar se Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale, për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore.

“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin ‘Kompania në sulm’. Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale, për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”, thuhet në postimin e ministrit të Mbrojtjes në Facebook.

Të enjten e 13 tetorit, Mehaj ka thënë se në kuadër të planit të ushtrimeve të njësive të FSK-së, pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë, Kompania 1A kanë realizuar ushtrimin fushor me qitje operacionale (LFX), të mbajtur në Babaj të Bokës.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika