Mehaj: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Greqisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i ka ofruar ndihmë dhe mbështetje Republikës së Greqisë përballë sfidave të zjarreve të shkaktuara nga temperaturat e larta

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, i ka ofruar mbështetje Republikës së Greqisë e cila është duke u përballur me zjarre sfiduese si pasojë e temperaturave të larta.

“Ne jemi të përgatitur për të ofruar ndihmë brenda kapaciteteve tona për të luftuar zjarret dhe për të qëndruar pranë komuniteteve të prekura”.

Më tutje, ai ka thënë se në këtë sfidë nuk ka kufi por solidaritet.

“Solidariteti nuk njeh kufij dhe së bashku mund ta kapërcejmë këtë sfidë”, ka shtuar i ministri i Mbrojtjes.

“[Prandaj ne e shtrijmë] ndihmën tonë gjatë kësaj periudhe sfiduese të zjarreve”, ka përfunduar Mehaj.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika