Mehaj kujton Ukshin Hotin: Ai ishte fanar i kombit shqiptar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Ukshin Hoti, teksa ka thënë se ai mbetet frymëzim për të gjithë popullin

Ukshin Hoti

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare shqiptare, Ukshin Hotin, në 24-vjetorin e zhdukjes së tij.

Mehaj tha se Ukshin Hoti “do të mbetet gjithmonë busulla e rrugëtimin tonë si shtet e komb”.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se Ukshin Hoti ishte dhe është fanar i kombit shqiptar dhe figurë që vazhdon ta frymëzojë popullin.

“Të pakta janë qeniet njerëzore ekzistenca e të cilëve lë gjurmë ndër breza, me një urtësi që të ngjallë siguri e hedhë dritë mbi vetëdijen shoqërore, duke shërbyer si një udhërrëfyes që përkundër çdo stuhie gjen rrugën drejt të interesave të përgjithshme që tejkalojnë individualen, të pjesshmen, e synojnë idealen. Ukshin Hoti i tillë ishte, fanar i kombit shqiptar, figurë që na ka frymëzuar si popull dhe vazhdon të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite”, ka shkruar Mehaj.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti, u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues në disa universitete të Amerikës, ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit.

Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe, me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burgim.

Më 16 maj të vitit 1999, pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti, edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika