Mehaj: Mbështetja e Turqisë është e rëndësishme për sigurinë e rajonit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka pritur në takim komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz. Ministri Mehaj nga ky takim ka thënë se dy pallët janë dakorduar që bashkëpunimi mes dy vendeve të itensifikohet në të ardhmen

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se mbështetja e Turqisë si vend partner i Kosovës dhe anëtar i NATO-së është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Në shenjë mirënjohje dhe partneriteti, sot prita në takim komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz të shoqëruar nga këshilltarja, kolonel Sevilai Camur”, ka shkruar ministri Mehaj.

Tutje Mehaj ka shtuar se e ka uruar kolonelin Yilmaz për marrjen e detyrës së re “me përgëzimet për bashkëpunim të vazhdueshëm për suksese të përbashkëta”.

Mes tjerash, ministri Mehaj ka potencuar se lidhur me bashkëpunimin aktual në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve si dhe bashkëpunimin e FSK- së me kontingjentin turk në Kosovë, e kanë vlerësuar dhe janë dakorduar që bashkëpunimi mes dy vendeve të itensifikohet në të ardhmen.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika