Mehaj: Partneriteti Kosovë-Iowa promovon diversitetin, inovacionin dhe miqësinë

"Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s ka nxitur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm siç është siguria dhe ndërtimi i paqes, promovimi dhe shkëmbimi kulturor si dhe forcimi i lidhjeve diplomatike", ka thënë ministri Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Ioëa-s promovon diversitetin, inovacionin dhe miqësinë.

Kështu ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, teksa ka shpërndarë disa fotografi me zyrtarë të lartë gjatë takimit të tij.

“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s ka nxitur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm siç është siguria dhe ndërtimi i paqes, promovimi dhe shkëmbimi kulturor si dhe forcimi i lidhjeve diplomatike. Një aleancë e tillë promovon diversitetin, inovacionin dhe miqësinë”, shkroi ai.

Ndryshe, të martën e 24 janarit, ministri Mehaj kishte pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirës, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell.

Me këtë rast për shërbimin e tij të paçmim dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Iowas, ministri Mehaj e dekoroi Gjeneralin Corell me Medalje për Shërbim të Shquar.

“Gjeneral Corell do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës, ngase i pakursyer ka qenë në angazhimin e tij për të mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale duke e konsideron gjithmonë si partner besnik në zhvillimin e misioneve të përbashkëta, e realizimin e operacioneve paqeruajtëse”, thuhej në njoftimin e Mehajt.

Mehaj pret me nderime të larta ushtarake komandantin e Gardës së Iowa-s

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika