Mehaj për policët: Edhe 10 mijë euro rrogë në muaj nuk e shpaguajnë rolin e tyre tejet të rëndësishëm

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për policët e Kosovës ka thënë se edhe 10 mijë euro rrogë në muaj nuk e shpaguajnë rolin e rëndësishëm që kanë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për policët e Kosovës ka thënë se edhe 10 mijë euro rrogë në muaj nuk e shpaguajnë rolin e rëndësishëm që kanë.

“Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rrogë në muaj nuk e shpaguajnë rolin e tyre tejet të rëndësishëm. Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund t’i japin leksion të gjitha njësive më të mira në botë”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka thënë se vlera e policëve është “e paimagjinueshme” dhe se janë “thesar shumë i çmuar i tërë Kosovës”.

“Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas pas vetës një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik. Këtë e dinë edhe aleatët tanë. Prandaj është kritike që Kosova të marrë PFP dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë ë ketyre djemve tanë ka në dispozicion miliarda euro”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika