Mehaj pret në takim ambasadorin Abbott, diskutojnë për situatën e sigurisë në veri të vendit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe "nevojën për normalizimin e gjendjes"

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Mehaj dhe Abbott kanë diskutuar për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe “nevojën për normalizimin e gjendjes”.

“Ambasadori Abbott shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në veri të vendit dhe nevojën për gjetjen e një rrugëzgjidhje për të kthyer normalitetin për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit, por dhe të partneritetit në mes Kosovës dhe vendeve të NATO-s”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka njoftuar ambasadorin Abbott për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i ka rikonfirmuar aspiratat e qytetarëve dhe institucioneve të vendit për integrim në Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO.

“Diskutuam për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe dhe vendet partnere të NATO, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që Britania dhe vendet partnere po japin për FSK-në, zhvillimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me standardet dhe doktrinën e NATO-s”, shtoi tutje ai.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika