Mehaj pret në takim delegacionin nga Iowa, shkëmbejnë pikëpamje për zhvillimet në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim delegacionin nga shteti i Iowas me në krye Guvernatoren Kim Reynolds, të hënën e 26 qershorit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim delegacionin nga shteti i Iowas me në krye Guvernatoren Kim Reynolds.

Gjatë këtij takimi, Mehaj ka njoftuar në Facebook se janë shkëmbyer pikëpamjet sa i përket zhvillimeve në vend, e po ashtu mundësisë së thellimit të bashkëpunimit reciprok me shtetin e Iowas në shumë drejtime ushtarake.

Po ashtu, Mehaj thotë se e ka njoftuar guvernatoren për zhvillimin e FSK-së, kontributin e Republikës së Kosovës në evakuimin e refugjatëve afgan, si dhe gatishmërisë për të ofruar mbështetje si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“Si kontribuues të rëndësishëm në zhvillimin e Republikës së Kosovës si shtet demokratik, shpreha vlerësimin tim të lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e palëkundur mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në funksion të paqes dhe mbrojtjes së vlerave demokratike”, shkroi ai.

“Ndërsa edhe njëherë theksova faktin që Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, krahas zhvillimit të vendit mbeten të përkushtuara në integrimin e Kosovës në BE e NATO”.

Mehaj ka mirëpritur përkrahjen e SHBA-ve në procesin e Programit të Partneritetit për Paqe dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika