Mehaj takohet me homologun e tij finlandez, diskutojnë për synimet e përbashkëta për anëtarësim në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të hënën e 20 shkurtit është takuar me ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Finlandës , Mikko Savola, me të cilin ka diskutuar rreth anëtarësimit të vendeve në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të hënën e 20 shkurtit, është takuar me ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Finlandës, Mikko Savola, me të cilin, ka diskutuar rreth situatës aktuale gjeopolitike, impaktit të agresionit rus në Ukrainë, si dhe situatën e sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin me KFOR-in e po ashtu për synimet e përbashkëta për anëtarësim në NATO.

Kështu ka bërë të ditur vetë Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, trajnimet e përbashkëta dimërore ndërmjet dy forcave dhe shkëmbimi i përvojës së Ushtrisë Finlandeze sa i përket konceptit të rezervës vullnetare, që së shpejti do të jetë formë e shërbimit edhe në ushtrinë tonë.

“Ministrin në detyrë e njoftova për zhvillimin e FSK-së, implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, si dhe gatishmërinë tonë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme në misionet e NATO-s, ashtu siç kemi vepruar duke asistuar në operacionin për evakuimin e refugjatëve afganë, si dhe ofrimin e trajnimeve për ushtarakët ukrainas”, shkroi ai.

Ministri i këtij dikasteri e ka ritheksuar edhe një herë se synimi i Kosovës është që të ofrojë kontributin në sigurinë e përgjithshme, andaj anëtarësimi në NATO, “është objektivi ynë më i rëndësishëm”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë, Savola vlerësoi lart bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin në një situatë kur synimi për anëtarësim në NATO dhe ruajtja e stabilitetit e paqes mbeten përpjekjet kyçe të angazhimit ditor.

“Finlanda është shteti ynë mik me të cilët ndajmë vlerat demokratike, andaj bashkë jemi më të fortë”, shtoi më tej Mehaj.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika