Mehaj uron Erdoganin: Si dy shtete aleate do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka uruar presidentin Recep Tayyip Erdogan për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka uruar presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se pret që të rritet bashkëpunimi në mes të dyja palëve.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (YTS) në Republikën e Turqisë, Partia Drejtësi dhe Zhvillim me kandidat Presidentin Recep Tayyip Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale, prandaj përgëzoj Presidentin Erdogan dhe uroj që të përmbush premtimin e tij për luftimin e inflacionit ekonomik si dhe rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit me pasoja katastrofale që u përballen në shkurt të këtij viti. Si dy shtete aleate do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake, gjithmonë në mbrojtje te paqes dhe stabilitetit të gjithmbarshëm”, shkroi ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

Duke folur para mbështetësve të tij në Stamboll, Erdogan, që e ka udhëhequr Turqinë për dy dekada, falënderoi qytetarët që votuan dhe tha se me votën e tyre, ai ka mposhtur në zgjedhje kundërkandidatit nga opozita, Kemal Kilicdaroglu.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika