Mehmetaj akuzon ministrin Aliu e Naser Hazifin për vjedhje multi-milionëshe

Lirim Mehmetaj në Debat Plus ka akuzuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, për keqpërdorimin e fondeve publike në sektorin e ambalazhimit të ujit, duke theksuar mungesën e pagesave të tarifave ligjore dhe procedurat e paligjshme të negocimit

Lirim Mehmetaj në Debat Plus, 17 prill 2024.

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka akuzuar ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zëvendësin e Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, për shkaktimin e dëmeve në vlerë të dhjetëra miliona eurove për shtetin duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit.

Në Debat Plus, Lirim Mehmetaj, ka thënë se vetëm në rastin e pesë kompanive të ambalazhuesve të ujit, nga një total prej 27 kompanive, u gjet se janë keqpërdoruar 11 milionë e 152 mijë e 144 euro të shtetit të Kosovës.

Mehmetaj ka thënë se kompanitë e ambalazhimit të ujit duhet të paguajnë një tarifë në bazë të lejeve që i marrin për shfrytëzimin e burimeve të ujit në Kosovë, por asnjëra prej tyre nuk ka paguar këtë tarifë prej vitit 2016 e më tutje.

“Bëhet fjalë për 27 kompani që i thonë ambalazhues të ujit, ato kompani sipas lejeve që i marrin duhet sipas lejeve që i marrin për shkak  të shfrytëzimit ë burimeve të Kosovës të ujit, duhet me pagu varësisht prej lejes për litër në sekondë, pagesa nga 2016-ta tutje 0,01 cent për litër në sekondë. Tash asnjëra prej tyre nuk ka paguar asnjëherë”, ka deklaruar Mehmetaj në Debat Plus.

Ai gjithashtu ka theksuar se procedurat për pagesat janë kryer në mënyrë të paligjshme, duke i dërguar kompanive vendime preliminare për të cilat ata nuk janë ftuar për të biseduar, por janë përfshirë në një proces negocimi të paligjshëm.

Ndërkaq, një prej kompanive që kishte një borxh prej 13 milionë e 500 mijë eurosh, është raportuar se ka paguar vetëm 40 mijë euro nëpërmjet një marrëveshjeje të negociuar.

“Këta e kanë bërë një procedurë jashtëligjore, ku në vend se me jua dërgu ftuarat për pagesa ua dërgojnë kompanive një vendim preliminar i thonë kaq e ki borxh a donë me pagu. Edhet tash krijohet aty e negocimit ndërmjet kompanive edhe këtyre, procedura komplet e jashtëligjshme. Një kompani që ka pasur borxhin 13 milionë e 500 mijë ka ardhur në  përfundim me pagu një borxh shembull 40 mijë euro në formë të negocimit”, ka deklaruar Mehmetaj.

Dokumentet lidhur me akuzat e Mehmetajt janë publikuar në portalin Albanian Post.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika