Mehmetaj: Kryetari i Bordit të RTK-së i raporton Dejona Mihailit

Në “Debat Plus”, analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar se artikulli i publikuar për akuzat ndaj dy medieve online në Kosovë, të cilat dyshohen se janë nën kontroll të Serbisë, ka ardhur fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Mehmetaj ka thënë se lajmi fillimisht është përgatitur dhe i përkthyer nga zyrtarja e VV-së, Dejona Mihali, e cila ia ka dërguar Rilind Gërvallës.

“Rilindi ia ka dërguar redaktores së web-it, Valjeta Kosumi, e cila e ka postuar ashtu siç ia ka dhënë Rilindi. Rilindi ia ka dërguar edhe redaktorit të lajmeve Jeton Musliut, i cili i ka hequr emrat për publikim”, ka thënë Mehmetaj.

Ai ka shtuar se Besnik Boletini, kryetari i bordit të RTK-së, është zgjedhur ekskluzivisht nga Dejona Mihali dhe i raporton drejtpërdrejt asaj.

“Për këtë arsye nuk shkarkohet askush aty”, ka theksuar Mehmetaj.

Ai ka ftuar gjithashtu Boletinin për një debat publik në “Debat Plus”, për të diskutuar këtë çështje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika