Mehmetaj: Ndërkombëtarët janë të frustruar me Qeverinë Kurti për çështjen e dinarit

Analisti Lirim Mehmetaj ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare është e “frustruar” me Qeverinë Kurti për rregulloren e re të BQK-së, lidhur për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve dhe vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit, Mehmetaj ka deklaruar se Kurti “po përkulet” karshi ndërkombëtarëve, pavarësisht insistimit të tyre të vazhdueshëm për përfundimin e kësaj çështjeje.

“Bashkësia Ndërkombëtare është e vërtetë, ka frustrim me Kurtin, sepse ajo që Kurti ka premtuar që e pranon dhe intensiteti, shpejtësia e premtimeve të tij për të realizuar këto komprimise bie në ndesh, por rruga është e njëjtë. Nuk ka vendime apo kërkesa të mëdhaja që ndërkombëtarët ia kanë paraqitur qeverisë dhe këta kanë thënë jo. Ka lëshime vazhdimisht, edhe ky i fundit çuditërisht, s’po theksohet mjaftueshëm, ka ndodhur lëshimi. Më 1 shkurt, me u fut në fuqi rregullorja e re cila e gjobit ose ish dashtë me shku përmes Policisë, me kriju një mekanizëm me gjobit kushdo që përdor dinarë, sot përdoret dinari sepse ashtu është vendosur, pra është shtyrë tre muaj. Kështu që nuk ka kurrfarë problemi. Ndërkombëtarët janë të frustuar me intensitetin e përuljes që po e bën. Ky po përkulet,  po po i thonë më shpejt. Qeveria nuk del që blanko e pranon që çdo gjë që ka qenë antikombëtare, antikushtetuese, tradhtare të kaluarën, sot e përbin dhe e pranon. Normalisht që jo”, ka theksuar Mehmetaj.

Mehmetaj ka shtuar se “Kryeministrit Kurti i nevojitet krijimi i ambientit të nevojshëm që kur ndodh kompromisi, me pas mundësinë e diskutimit mbi atë kompromis, kështu siç po diskutohet sot për çështjen e dinarit serb”.

Sipas Mehmetaj, po shihet ashiqare që Kosova këtë vit do të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Kështu është shprehur në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

“Pajtohna me pjesën më të madhe Spahiun,  se seriozisht kish me qenë  fantastike nëse qeveria kishte funksionuar në raport me publikun në atë mënyrë. Kur kish dalë me rezultate konkrente dhe kish treguar dëmet ekonomike, politike, diplomatike, i kish vendosur në peshore. Vendimet e racionalizuara në bazë të pasojave dhe benifiteve, ne e dime që nuk është ashtu, për dy arsyeje: e para që qeveria nuk e ka kualitetin e mjaftueshëm dhe e dyta me e pasë, nuk e kishte bërë. Unë po befasohem kur po largohet karta elektorale prej kombinimit të analizës. Po shihet ashiqare që këtë vit jemi në zgjedhje. Edhe tash, çka o ka ndodhur, nuk ka lidhje me dinarin apo nuk ka lidhje me përplasjet e mëdhaja mes Qeverisë së Kosovës apo edhe SHBA-të apo Quint-it”, ka shtuar ai.

 

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika