Analisti politik në Debat Plus, Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas Mehmetajt, periudha 4–5 vjeçare e drejtimit të LDK-së nga Abdixhiku ka qenë e pasuksesshme, dhe tani rruga logjike për partinë është që ai të japë dorëheqje.
“Lumir Abdixhiku erdhi në LDK, e mori partinë, e provoi për 4–5 vite, dështoi. Nuk është fundi i botës. E ka pas një ide, një vizion se si funksionon, nuk qenka. Ndoshta s’është koha e tij, ndoshta më vonë”, ka theksuar Mehmetaj në Debat Pus.
Ai ka shtuar Abdixhiku duhet të tregojë pjekuri politike duke hapur rrugën për një lider të ri, në vend që të kërkojë nga delegatët që ta mbajnë në krye.
“Pse ai zotëri mos me jep dorëheqje automatike, me premtu që si kryetar aktual ka me monitoru procesin demokratik, i cili ka me prodhu liderin e ri të LDK-së, dhe atij lideri ka me i qëndru pas, mundet të bëhet deputet dhe të kthehet pas katër vjetëve ketu e sheh qe këtu për të nuk është fati i kombit por fati i tij personal… Kjo logjikë nuk ka shumë, sepse po të mbetet kryetar i LDK-së, ai vetëm turpërohet më shumë”, ka theksuar Mehmetaj.