Mehmetaj: Qeveria e Kosovës njëjtë sikurse Vuçiqi kërkon shtimin e trupave të KFOR-it në veri

Gazetari Mehmetaj tha se në kohën kur Policia e Kosovës ka treguar aftësi profesionale në lidhje me sigurinë në veri të vendit, nuk është dashur të ketë kërkesa për shtim të prezencës së KFOR-it në veri

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me kërkesën e saj për shtimin e trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Mehmetaj në Debat Plus, tha se kjo kërkesë është identike më kërkesën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili sipas tij po ashtu ka kërkuar shtimin e forcave të KFOR-it.

Gazetari Mehmetaj tha se në kohën kur Policia e Kosovës ka treguar aftësi profesionale në lidhje me sigurinë në veri të vendit, nuk është dashur të ketë kërkesa për shtim të prezencës së KFOR-it në veri.

“E arritëm një fitore në terren ku policia e Kosovës u dëshmu që me profesionalizëm të lartë e mbron territorin e Kosovës, Qeveria e Kosovës njëjtë sikurse Vuciqi kërkon shtimin e forcave në veri, shtimin e forcave të KFOR-it. KFOR-I është prezent në Kosovë sipas rezolutës 12-44, e cila nuk e njeh Kosovën shtet. E kam të paqartë pse në momentin kur institucionet e Kosovës me profesionalizëm të lartë e mbrojnë territorin e Kosovës, Qeveria del e thotë më shumë KFOR në veri e cila është kërkesë identike me këtë të Vuciqit”, ka thënë ai.

Kjo kërkesë sipas tij do ta dobësoj rolin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Situata  i ka kriju hapësirë negociuese bashkësisë ndërkombëtare. Ka me qenë e vështirë për Kosovën të bëj deklarime duke thënë [nuk e  bëjmë atë ose këtë], kur jetë vetë shteti që thërret për ndihmë. Po më vyen KFOR në veri me më siguru. Njëjtë sikurse Serbia…”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika