Mehmetaj: S’duhet me qenë jurist për ta kuptuar se aktakuza është banale

Analisti, Lirim Mehmetaj për aktakuzën e re të ngritur ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe katër akterëve të tjerë tha se nuk duhet me qenë “jurist i diplomuar apo edhe ekspert i kësaj fushe që me kuptu se është banale në vetvete”.

“Gjykata Speciale është instrument politik dhe jo juridik. Sa I përket situates së fundit,është përplotësim I rrjedhjes dhe zhvillimeve të GJS. Aktakuza me 14 faqe, nuk duhet me qenë ekspert dhe jurist I provuar me kuptu se është banale në vetvete”, deklaroi Mehmeti.

Mehmeti në “Debat Plus” theksoi se se asnjëherë nuk ka rastisë për përsëritjen e veprës dyherë në një ngjarje, siq është duke u zhvilluar nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Kam parë tentim për vrasje por nuk kam parë kurrë tentim për tentim vrasje. Këtu ka tentim për tentim të ndërhyrjes. Ja e akuzon për tentim për ndërhyrje”, theksoi Mehmetaj.

Mehmetaj theksoi se Gjykata Speciale po bën “padrejtësi” ndaj krerëve të UÇK-së dhe “viktimave”.

“Logjikisht nuk ka kuptim. Historia e Gjykatave Politike në raste të tjera dhe politike ka dëshmuar se sa here e kanë të pamundur me provu rastin kryesor krijojnë sekuenca të vogla për me I dhanë vetës kuptim. Ka qëlluar edhe prokurori, Jack Smith, persekutuesi edhe për Donald Trumpi. Ku ky I fundit e quan edhe “ekzekutues” për ekzekutimin e njerëzve në Hagë. Gjykata Speciale, politike kriminale jo që bën padrejtës UÇK-së por edhe viktimave. Nuk ka me pas barrje të kurrëfar rasti. Po dëshmohet, Nuk ekziston asnjë rast, ku trajtohet individualisht për ndonjërin prej tyre, apo edhe si grup për ndonjërin prej tyre. Por flitet në totalitetin e grupeve. 70% e seancave të mbyllura, ku komplet terr informative se çka ndodh  aty. Kemi konstatime nga vet dëshmitarët serb, ka konfirmuar se ajo se çka thuhet se ka deklaruar në institucionet e Serbisë është  e pavërtetë dhe ka shtim”, theksoi Mehmetaj.”, tha Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika