Mehmeti: Jam i sigurt se do ta fitojmë rastin në arbitrazh

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në emisionin “Five” të RTV DUKAGJINIT, ka thënë se është i sigurt se rasti në arbitrazh ndaj “Monegos”, do të jetë në favor të Kosovës. Mehmeti ka theksuar se kanë dërguar prova të mjaftueshme në Gjykatën e Arbitrazhit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, është shprehur i sigurtë se Kosova do ta fitojë rastin e arbitrazhit ndaj institucionit financiar jobankar “Monego”.

Mehmeti ka theksuar se “Monego”, deri më tash i ka humbur te gjitha rastet në gjykatat e Kosovës, dhe sipas tij procesi në arbitrazh do jetë në favor të shtetit të Kosovës.

“Kemi pasë dy raste të tilla, njëra prej tyre “Monego” i ka bërë gjitha ankesat dhe i ka humbë të gjitha rastet, ne i kemi mbikëqyr prej afër, kemi marrë masa të vazhdueshme. Jemi ballafaqu në arbitrazh, me dëshmitë tona me faktet që i kemi pas, jemi shumë të sigurt që procesi do të fitohet, 99.9 % do të vendoset në favor të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin Five.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti

Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kishe marrë vendim për revokimin e licencimit për dy institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”.

Arsyetimi i BQK-së, thoshte se këto dy institucione mikrofinanciare aplikuan normë të lartë të interesit në kredi, duke dalë kështu jashtë planit që kishin paraparë.

“Normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi”, kishte deklaruar, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës,  Fehmi Mehmeti.

Pas këtij vendimi, “Monego”, e kishte paditur BQK-në, por që nuk e kishte fituar asnjë rast. Tashmë rasti gjendet në Gjykatën e Arbitrazhit.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika