Mehmeti: Në veri ekziston edhe zyra e Thesarit të Shtetit serb – Serbia investoi mbi 120 milionë euro në 2023-tën

Murat Mehmeti, ish-hetues i Policisë së Kosovës, ka komentuar rregulloren e re të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Ai ka thënë se në pjesën veriore të Kosovës ekziston edhe zyra e Thesarit të Shtetit serb, e cila menaxhon fondet e Serbisë për popullatën serbe në Kosovë

Murat Mehmeti

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti, duke komentuar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku në disa dispozita parashihet ndalimi i përdorimit të dinarit serb, ka thënë se në pjesën veriore ekziston edhe zyra e Thesarit të Shtetit serb.

Siç thekson Mehmeti, dikush prej ndërkombëtarëve ka biseduar me këta zyrtarë për t’i inkorporuar dhe BQK-ja të ketë informacione se ku përfundojnë këto para.

“Në mes rreshtash kam dëgjuar se në pjesën veriore ekziston edhe zyra e thesarit serb, sikur që e kemi ne, i njoh edhe zyrtarët që punojnë aty. E di që ka pasur bisedime, dikush prej shteteve të mëdha ka qenë që me i inkorporuar. Që të ketë BQK-ja dhe Thesari i jonë informacione se ku po përfundon para publik, edhe pse është e shteti të huaj, shteti jonë duhet ta dijë”, ka thënë Mehmeti në “FIVE” të Dukagjinit.

Mehmeti ka theksuar se mbi 120 milionë euro në 2023-tën ka investuar Serbia në Kosovë, duke shtuar se rrjedhja e parasë prej Serbisë është shqetësuese.

“Shqetësuese është rrjedha e parasë prej Serbisë. Nëse e krahasoni prej viti 2008 deri në 2023, ka trefishim të buxhetit të Serbisë, i cili ndahet për Kosovë… në vitin e fundit Serbia në Kosovë ka investuar 126 milionë euro, që i bie nga 10 milionë euro në muajt. Që shumëzohet një me 117 dinari i bien që nga Serbia çdo muaj hynë në vlerë të dinarit mbi 1 miliard e 200 milionë.

Ato janë çka i kanë publikuar, janë linja buxhetore që i kanë prezantu Parlamentit të vet… edhe struktura e sigurisë ndërkombëtare, që është KFOR-i, kanë pasur interesim me e ditë rrjedhën tjetër, rrjedhën ilegale. Por është problem edhe duhet institucionet e tjera si AKI-ja me bë përcjellje… (Ato kontrabandohen) nëpër kamionë, nëpër vetura…”, ka shtuar Mehemeti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika