“Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh”, thotë Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër sjelljen e kryeministrit Albin Kurti ndaj partive të tjera politike në lidhje me propozimin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Këto deklarata i dha Hasani në emisionin "Debat Plus" në kuadër të pjesës "Debat Analizë" me Ermal Pandurin lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konsistuimin e Kuvendit të Kosovës.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër sjelljen e kryeministrit Albin Kurti ndaj partive të tjera politike në lidhje me propozimin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Këto deklarata i dha Hasani në emisionin “Debat Plus” në kuadër të pjesës “Debat Analizë” me Ermal Pandurin lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konsistuimin e Kuvendit të Kosovës.

Hasani deklaroi se Kurti nuk është palë e autorizuar kushtetuesisht për të diskutuar apo vendosur mbi këtë çështje dhe se ndërhyrjet e tij janë forma e një shantazhi politik.

“Kurti mund të flasë vetëm për partinë e vet dhe mund të thotë se nuk e voton propozimin, por nuk ka të drejtë të marrë përsipër të diskutojë apo të caktojë për nënkryetarin. Kjo është shantazh politik,” tha Hasani.

Sipas tij, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është drejtuar te kryetari i ardhshëm i Kuvendit dhe forcat politike, jo tek Kurti apo individë të tjerë.

“Mënyra e sjelljes së kryeministrit Kurti ndaj partive të tjera është shantazh. Kurti nuk është palë e autorizuar me Kushtetutë për të diskutuar çështjen e nënkryetarit të Kuvendit. Ai mund të flasë vetëm për partinë e vet, kaq. Ai mund të thotë se nuk e voton propozimin, por ky propozim nuk i dërgohet as atij, as z. Dehari, por kryetarit të Kuvendit, pasi të zgjedhet. Gjykata Kushtetuese është dashur që këtë ta sqaronte në dispozitiv. Forcat politike janë adresantët e këtij vendimi, jo Kurti. Ai nuk është i autorizuar të marrë propozime për caktimin e nënkryetarit. Kjo mënyrë është shantazh politik. Në këtë proces nuk është i përfshirë populli shumicë në mënyrë direkte, përveç nëpërmjet votës. Çdo veprim ka kosto dhe kjo i bën më të forta politikat e pranuara në Ohër.”, tha Hasani.

Hasani: S’mund të caktohet afat, pa dhënë pasojat
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ky vendim nuk është i qartë për politikën.


Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika