Mërgim Berisha e humbi sezonin? – Hoffenheim jep detaje mbi lëndimin e rëndë

Mërgim Berisha, sulmuesi i Hoffenheim, ka humbur sezonin pas një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, ndërsa historia e tij me Vesa Vllasaliun nga "Big Brother VIP Kosova" vazhdon të tërheqë vëmendjen mediatike

Mergim Berisha

Në fillim të javës, sulmuesi i njohur i klubit gjerman Hoffenheim, Mërgim Berisha, i lindur në Kosovë, siç raportohet ka humbur shanset për pjesëmarrje në këtë sezon pas një lëndimi të rëndë gjatë seancës stërvitore.

Klubi gjerman ka bërë të ditur këtë lajm përmes një komunikate zyrtare disa ditë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Berisha është lënduar në gju dhe ka pasuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes.

Nga kjo situatë, ai është detyruar të largohet para kohe nga seanca stërvitore.

Kontrollet e mëtejshme janë kryer për të konfirmuar natyrën e lëndimit, dhe rezultatet kanë vërtetuar se Mërgim Berisha do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Kontrollet e hollësishme kanë vërtetuar dyshimin se Mërgim Berisha pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes”.

Pas operacionit, pritet që ai të ketë një periudhë pushimi prej disa muajsh për të shëruar plotësisht.

“Ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të duhet të marrë një pushim për muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Me këtë lëndim të rëndë, ka shanse të mëdha që Berisha të ketë humbur pjesën kryesore të sezonit, pasi këto lëndime zakonisht kërkojnë një periudhë të gjatë për rimëkëmbje, përafërsisht gjashtë muaj.

Vlen të theksohet se Mërgim Berisha ka qenë një figurë e njohur, jo vetëm për performancat e tij në fushë, por edhe për marrëdhënien e tij publike me Vesa Vllasaliun, banoren e “Big Brother VIP Kosova”.

Historia e tyre ka bërë bujë në median kosovare dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika