Mes vonesash, ndërmarrja “për bateritë” afër rekrutimit të Bordit

Edhe pse jo zyrtarisht, më në fund ka lëvizje për funksionalizimin e Korporatës për Ruajtjen e Energjisë. TV Dukagjini, jo-zyrtarisht mëson se emërimi i Bordit tashmë është vetëm çështje e konfirmimit nga MCC-ja dhe vendimit nga Qeveria e Kosovës. Megjithatë, nuk ka një përgjigje zyrtare për këtë çështje. Ndërkohë, njohës të sektorit thonë se emërimi i Bordit është dashur të bëhet ashtu siç ishte paraparë, para fundit të vitit 2024

Pas zhbllokimit të Programit Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit –  MCC, në fund të Korrikut, ka lëvizje për funksionalizimin e Korporatës për Ruajtjen e Energjisë – KRE.

Jo-zyrtarisht, TV Dukagjini merr vesh që veçse janë kryer procedurat kryesore të për rekrutimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes për bateritë, por se për hapin zyrtar duhet konfirmimi nga MCC-ja dhe miratimi nga Qeveria.

Në këto rrethana vendimi zyrtar për emërimin e Bordit të ndërmarrjes – që u themelua në Mars 2024 – pritet të merret pas formimit të Qeverisë së re.

Megjithatë, as Ministria e Ekonomisë e as zyra e agjencisë amerikane në Prishtinë nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit lidhur me këtë temë.

Po ashtu, TV Dukagjini mëson se muaj më parë është hartuar draft-statuti i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë.

Megjithëse zhvillim pozitiv, procesi i rekrutimit të Bordit si hap vendimtar për funksionalizimin e ndërmarrjes ishte paraparë të ndodhte para fundit të 2024-tës.

Këtë e kishte konfirmuar vetë Ministria e Ekonomisë.

Fakti se Kosova do të hyjë në vitin 2026 pa e funksionalizuar këtë ndërmarrje, sipas Kushtrim Ahmetit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tregon qasjen jo-serioze të institucioneve vendore në raport me projektet e mëdha.

“Vonesat e shumta dhe konsideroj që shpeshherë të paarsyeshme për një kohë kaq të gjatë. Nëse ka pasur Bordi të bëhet në 2024-tën kur qeveria ishte funksionale pse nuk është krye deri në atë kohë? Pse duhet me pritë tash 2026-tën?… Nëse është projekt shumë i rëndësishëm, sic po flasim për projektin e baterive, ky do të duhej të kishte punime duke u bërë, jo të presim procedura burokratike kur po bëhet Bordi e kur s’po bëhet”, ka deklaruar Kushtrim Ahmeti, Drejtor në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes me MCC-në, nga e cila Kosova fitoi grantin në vlerë 202 milionë dollarë, më 13 Mars 2024, Qeveria miratoi vendimin për themelimin e Korporatës për Ruajtjen e Energjisë.

Me këtë projekt pesë vjeçar, Kosova synon të blejë dhe instalojë bateri me kapacitet deri në 340 megavatë orë, me qëllim ruajtjen e energjisë, balancimin e sistemit dhe integrimin e burimeve të ripërtrishme në të.

Nga fillimi i vitit, kur Donald Trump mori zyrtarisht pushtetin në SHBA e deri në fund të Korrikut ky projekt kishte mbetur pezull si pasojë e kufizimeve buxhetore për agjencitë amerikane.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika