Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune.
Sipas njoftimit thuhet se reshjet e vikendit kanë rënduar gjendjen në gjithë komunën duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe kjo ka bërë që mësimi do të nis të mërkurën më 14 janar, njofton Dukagjini.
“Njoftim për nxënës dhe mësimdhënës. Mësimi në shkollat e Komunës së Malishevës shtyhet deri më 14 janar 2026”, thuhet në njoftim.