Messi: Finalja do të jetë ndeshja ime e fundit në një Botëror

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, ishte jetik në fitoren 3-0 ndaj Kroacisë në gjysmëfinale

Lionel Messi





Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, pas fitores ndaj Kroacisë është shprehur krenar që mund të përfundojë udhëtimin e tij në Kupën e Botës duke luajtur këtë finale në Katar.

Ai ka shtuar se ndeshja finale të dielën e 18 dhjetorit, do të jetë loja e fundit e tij në një Kampionat Botëror.

“Ajo që po përjetoj është emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote. Do të kalojnë shumë vite para ndeshjes së radhës (2026) dhe nuk mendoj se do t’ia dal. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, është shprehur ai.

I cilësuar sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes, në gjysmëfinalen që Argjentina fitoi 3-0 ndaj Kroacisë, Messi ka thënë se skuadra e tij e përgatiti “shumë mirë” ndeshjen, dhe e dinin se do të fitonin, sepse rivali i tyre, sipas tij, ka “shumë posedim, por është i çrregullt”.

Po ashtu, ai vuri në dukje se ndihet “mirë, i fortë” dhe “po e shijon shumë” të gjithë rrugëtimin me kombëtaren e tij në Kupën e Botës Katar 2022.

Katar 2022 ka qenë një ëndërr e realizuar për Messin

“Po e shijoj të gjithën shumë. Ndihem mirë. Ndihem i fortë për të përballuar çdo ndeshje. Kemi bërë një sakrificë të madhe. Ndeshja e fundit që luajtëm ishte me një zgjatje që nuk ishte aspak e lehtë. Ishim të lodhur. Por, grupi mori forcë nga ku nuk duhet të japë një plus shtesë. Ne luajtëm një lojë shumë serioze. E dinim se do të ishte ndeshja që ishte”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp në stadiumin Lusail.

Ndërkaq, sulmuesi argjentinas ka thënë se gjatë gjithë këtij Botërori është argëtuar shumë dhe, për fat, ka mundur të ndihmojë grupin për të përfunduar gjërat deri te finalja.

“Ky grup, përtej fuqisë së grupit që ka, është shumë inteligjent. Ata dinë të lexojnë momentet e ndeshjes. Scaloni e kishte thënë tashmë. Është një grup shumë inteligjent, që di të vuajë kur duhet të vuajnë, di të ketë topin kur duhet ta ketë, kur duhet të shtypë, të tërhiqet, di të lexojë ndeshjet”, ka thënë Messi.

Lionel Messi gjatë ndeshjes kundër Kroacisë

Rruga e Messit në finalen e Katarit 2022

Gjithashtu, ai ka thënë se në asnjë moment nuk janë ndjerë të humbur në fushë, “ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, dhe e bëjmë në çdo lojë. E dinim që ndeshja do të ishte kështu. Kroacia ka shumë posedim të topit, por ne gjithashtu e dinim se mund të ishte një forcë e jona kur të rikuperoheshim. Ata janë shumë të rrëmujshëm dhe lënë shumë hapësira”, është shprehur Messi.

Argjentina ka kaluar në finale pasi humbi 1-2 nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë. “Ndeshja e parë ishte një goditje shumë e rëndë për ne, sepse vinim nga 36 ndeshje pa humbur dhe të nisnim Kupën e Botës kështu, me një rival që mendonim se mund ta fitonim, ishte një test shumë i vështirë për ne. Por, grupi tregoi edhe një herë se sa i fortë është, duke e çuar çdo ndeshje përpara”, ka thënë ai.

Sipas tij, me konsumimin e madh të lojës çdo ndeshje e luajtur ishte sikur një finale, raporton Marca.

Ndërsa, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni u përlot pasi Lionel Messi frymëzoi skuadrën argjentinase në finalen e Kupës së Botës me një fitore 3-0 ndaj Kroacisë.

Scaloni ka thënë se është një nder ta stërvitësh Lionel Messin.

Ndryshe, Argjentina ka fituar ndeshjen e gjysmëfinales, ku u përball me Kroacinë, duke arritur rezultatin 3-0 me një gol nga Messi, një asistim nga Messi që shënoi Alvarez dhe një gol tjetër që gjithashtu e realizoi Alvarez.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika