Musa: Mbi 500 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve, armët po sigurohen lehtësisht edhe nga të miturit

Avokati Skender Musa ka deklaruar se numri i armëve të zjarrit pa leje në Kosovë mund të jetë deri në 500 mijë. Ai ka theksuar se as gjë nuk po i ndalon qytetarët të posedojnë armë

Avokati Skender Musa ka thënë se numri i armëve të zjarrit pa leje në duart e qytetarëve mund të jetë deri në 500 mijë, duke theksuar se edhe të rinjtë po e sigurojnë lehtësisht një armë zjarri.

Sipas Musës, as mosha e as gjendja ekonomike nuk po i ndal qytetarët Kosovës që të kenë një armë në duart e tyre.

“Sa i përket numrit të madh të armëve në duart e popullatës është fakt. Unë mendoj që është numri më i madh se 230 mijë për shkak se në Kosovë edhe të miturit po vijnë shumë lehtë të armët, e të rriturit gjithsesi. Në bazë të saj që secili person po gjen mënyrë edhe ata që kanë gjende shumë të varfër ekonomike, na ndodh shpesh që nuk e kanë problem armë me e sigurt. Mandej edhe nga disa armë, kur kryhen veprat penale të vrasjes ose vrasjes në tentativë. Numri është jashtëzakonisht i madh dhe shqetësues që është shumë lehtë me gjetë armë dhe me kry vepër penale. Ose tradita e shqiptarëve me mbajt armë edhe në shtëpi, unë besoj që çdo i dyti person ka mundësi të ketë armë.

Kështu që numri mund të jetë mbi 500 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve. Duke u nisur se kemi shumë raste të të miturve me armë zjarrit, vetëm armë zjarri po flas. Për armë të ftohta është numri ndoshta edhe afër një milion”, ka thënë Musa në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika