Mësuesja e klasës së 4-të e indentifikuar si viktimë në shkollën e Teksasit

Pas sulmit të së martës në Teksas, Uvalde ku mbeten të vrarë 21 persona, viktimë e të shtënave masive është identifikuar edhe një mësuese e klasës së katërt

Të martën e 24 majit ku mbetën të vdekur shumë persona të pafajshëm, ndër ta ishte edhe Eva Mireles, një mësuese e klasës së katërt.

Megjithëse ende autoritetet nuk kanë identifikuar publikisht asnjë viktimë, Lydia Martinez Delgado, familjarja e mësueses, Eva Mireles ka thënë për CNN se mbesa e saj u vra.

Eva Mireles, mësuese

Ajo në deklaratën e saj është shprehur se është e inatosur pas këtij sulmi, ku u vranë shumë fëmijë të pafajshëm.

“Jam e inatosur që këto të shtëna vazhdojnë, këta fëmijë janë të pafajshëm, pushkët nuk duhet të jenë lehtësisht të disponueshme për të gjithë. Ky është … vendlindja ime, një komunitet i vogël me më pak se 20,000 banorë,” tha ajo.

Ajo është shprehur se një gjë të tillë nuk do ta kishte imagjinuar kurrë, por gjithçka që mbetet për t’u bërë janë lutjet për vendin, shtetin, shkollat dhe veçanërisht familjet e të gjithë atyre që mbetën të vrarë pas këtij sulmi.

Eva Mireles ka qenë edukatore për 17 vjet.

Pas sulmit në Teksas ka reaguar presidentja Osmani

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika