Meta: Më vjen keq që nuk kam bërë më shumë për Kosovën

Gjatë vizitës së tij në Kosovë presidenti në largim i Shqipërisë Ilir Meta ka thënë se ka dëshiruar të bëjë më shumë për Kosovën por ka pasur probleme të brendshme në Shqipëri

Presidenti në largim i Shqipërisë Ilir Meta

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, në konferencën e përbashkët në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani, është shprehur se i vjen keq që nuk ka bërë më shumë veprime në përkrahje të Kosovës.

Presidentja Osmani e falënderoi atë për kontributin e tij ndaj shtetit të Kosovës, duke e vënë theksin në kundërshtimin e presidentit Meta për shkëmbimin e territoreve. Po ashtu, Osmani e falënderoi presidentin në largim të Shqipërisë për bashkëpunimin e mirë në mes të dy vendeve në të gjitha fushat.

Ndërkaq, Meta u shpreh se nuk e pranon asnjë falënderim, sepse sipas tij ai e ka “bërë vetëm detyrën kushtetuese dhe morale, siç e ka edhe cdo qytetar i Shqipërisë”.

Tutje, presidenti i Shqipërisë tha se për shkak të problemeve të brendshme në Shqipëri, nuk ka mundur të bëjë më shumë për Kosovën. Ai theksoi se edhe presidenti i ri, ish-ushtaraku Bajram Begaj, do ta vazhdojë rrugën e tij duke pasur bashkëpunim të “shkëlqyer me vendin tuaj Kosovën”.

E vetmja keqardhje që kam është se mund të kisha bërë më shumë në përkrahjen e Kosovës, nëse do të kisha më pak probleme të brendshme gjatë këtyre pesë viteve”, ka deklaruar Meta.

“Ju jap fjalën se nga dita e hënë do të bëj shumë herë më tepër edhe për Kosovën. Ajo që dua sot të ju falënderoj është për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur me ju dhe me gjithë isntitucionet e Kosovës dhe që ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, jam i bindur që edhe presidenti i ri do ta vazhdojë këtë traditë pozitive”, ka vijuar ai.

Presidenti i Shqipërisë foli edhe për një marrëveshje me Serbinë e cila sipas tij do të duhej ta kishte në vetë njohjen reciproke. Ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të ndërtohen nëpërmjet partneritetit, sepse sipas tij, Kosova ka treguar se ka aftësi ta ndërtojë shtetin. Ai përmendi ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si kontribuesit më të mëdhenj të shtetndërtimit.

Meta përmendi edhe kontributin dhe ndihmën e Kosovës kur ndodhi tërmeti në Shqipëri

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika