Meta po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut

Ilir Meta do të qëndrojë në Kosovë me rastin e përvjetorit të 110-të të Kuvendit të Junikut. Së bashku me Osmanin, Meta pritet të realizojë vizita

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut.

Këtë vizitë do ta realizojë së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me të cilën do të vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik.

Kuvendi i Junikut u mbajt nga data 21 deri më 25 maj 1912 në Junik, me inciativën e Hasan Prishtinës. Në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, dhe kështu u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika