Metsola ka kërkuar nga BE- ja liberalizimin e vizave për Kosovën

Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në një bisedë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin ka shprehur mirëpritjen për përafrimin e Kosovës me sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Metsola në një postim në rrjetin social- Twitter drejtuar Osmanit, ka thënë se angazhimi i vërtetë dhe i vazhdueshëm i BE- së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Gjithashtu, ndër të tjerash ajo ka shprehur se pret nga Këshilli që ta përmbush premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe Ministri i Jashtëm Austriak, Alexander Schallenberg ka kërkuar liberalizim të vizave me Kosovën dhe hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonië e Veriut.

Schallenberg ka thënë se pret që kjo të bëhet ende nën presidencën franceze, edhe pse kjo e fundit merr fund në qershor.

”Kosova dhe Bosnje–Hercegovina duhet të marrin po ashtu, një perspektivë anëtarësimi. Bëhet fjalë nëse këto gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor do të mbeten në rrugën europiane të demokracisë e lirisë apo jo”, tha Schallenberg duke kujtuar influencën e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera në rajon.

Poashtu, shtoi se BE-ja nuk duhet të harrojë sa procese të mëparshme anëtarësimi kanë çuar në forcimin e zhvillimeve demokratike tek vendet e sotme anëtare, që pa anëtarësimin në BE, ndoshta do të ishin në një gjendje tjetër edhe më të vështirë, duke pasur parasysh Rusinë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika