Mezani zbulon se si nënshkroi për Gjilanin: ‘Skifterat’ kanë qenë pjesa kryesore e vendimit tim

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka treguar në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini se si kishte marrë vendimin për të marrë drejtimin e Gjilanit

Ai ka thënë se tifogrupi ‘Skifterat’ kanë qenë një nga arsyet kryesore pse e kanë shtyrë të rikthehet te Gjilani.

“‘Skifterat’ kanë qenë pjesa kryesore e vendimit tim. Në momentin që unë kam ardhur, kam ardhur thjesht për të parë situatën se si ishte dhe për të biseduar me drejtuesit.”

“Por, përballë më kanë vënë kontratën dhe unë kam firmosur pa hezituar, sepse normalisht mendoj që e kisha detyrim kundrejt tifozërisë dhe Gjilanit që të bëhesha pjesë e kësaj skuadre edhe për këtë sezon,” tha Mezani.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika