Mickoski formon “shtab krize”, OVL-UÇK: Protesta më 13 dhjetor në Shkup do të jetë paqësore dhe qytetare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), ka bërë të ditur se protesta e paralajmëruar për më 13 dhjetor në Shkup do të jetë një tubim paqësor, qytetar dhe gjithëpërfshirës, e organizuar për mbrojtjen e dinjitetit të tyre dhe kundër padrejtësive në Hagë.

Në një postim në Facebook, OVL-UÇK kritikon deklaratat e kryeministrit Dimitar Mickoski për formimin e një “shtabi krize”, duke thënë se këto veprime vetëm sa krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen të paraqesin një tubim demokratik si rrezik.

“Ne sigurojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e organizuar në koordinim të plotë, është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe nuk ka asnjë arsye për dramatizim. Kërkojmë nga institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të ruajnë profesionalizmin dhe të mos e politizojnë të drejtën kushtetuese të protestës. Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet”, thuhet në deklaratën e OVL-UÇK-së.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika