Mijëra persona në protestën e tretë kundër dhunës në Beograd

Dhjetëra mijëra persona kanë dalë të premten në rrugët e Beogradit, për të protestuar nën sloganin “Serbia kundër dhunës”

Dhjetëra mijëra persona kanë dalë të premten në rrugët e Beogradit, për të protestuar nën sloganin “Serbia kundër dhunës”, derisa kjo protestë është organizuar nga partitë opozitare të Serbisë.

Arsyeja për organizim të protestës në Beograd është zhgënjimi me reagimin e autoriteteve, pas dy vrasjeve masive që kanë ndodhur në Serbi, në muajin maj, në të cilat janë vrarë 18 persona.

Pas organizimit fillestar, para Parlamentit të Serbisë, protestuesit kanë nisur ecjen nëpër rrugë. Ata janë dëgjuar duke bërtitur “Vuçiq, dorëhiqu”, dhe “Vuçiq, largohu”. Thirrjet e njëjta janë dëgjuar edhe përpara objektit të Qeverisë së Serbisë, ku janë mbajtur, po ashtu, protesta.

Një ditë para protestës, në Parlamentin e Serbisë kanë nisur diskutimet për situatën e sigurisë në shtet, dhe shkaqet që kanë çuar në dy vrasjet.

Mbajtja e një seance të tillë ka qenë kërkesë e protestuesve në marshet e kaluara.

Në mesin e kërkesave tjera ka qenë dorëheqja e ministrit të Policisë, Bratislav Gashiq dhe e drejtorit të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Aleksandar Vulin.

Ata janë duke kërkuar edhe zëvendësimin e trupit rregullativ për mediat elektronike, mbylljen e tabloideve që, sipas tyre, bëjnë thirrje për dhunë, dhe për tërheqjen e frekuencave për televizionet Pink dhe Happy/ REL

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika