Milatoviq drejt finalizimit të konsultimeve për gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, pritet që nesër të përmbyllë procesin e konsultimeve për zgjedhjen e gjyqtarëve të munguar të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas burimeve të pa zyrtarizuara të Portalit RTCG, të afërta me Kabinetin e Presidentit, Milatoviq ka arritur marrëveshje me një pjesë të shumicës parlamentare, përfshirë partitë e ish-Frontit Demokratik (DF), Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) si dhe deputeten Evidente.

Mësohet se presidenti ka zhvilluar më herët bisedime edhe me deputetin e Lëvizjes “Evropa Tani” (PES), Miodrag Lakoviq, ndërsa përgjigjen përfundimtare nga kjo parti pritet ta marrë nesër. Sipas njoftimeve, Milatoviq do të takohet të martën me përfaqësues të PES-it dhe, në rast të një përgjigjeje pozitive, të paktën një gjyqtar i ri i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet që të martën.

Burimet gjithashtu bëjnë të ditur se PES planifikon të propozojë votimin për të tre kandidatët, me synimin që Gjykata Kushtetuese të kompletohet plotësisht pas një periudhe të gjatë të mosfunksionimit të plotë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika