Milivojeviq: Millosh Vuçeviq është potencialisht drejtori i ri i BIA-s

Kryetari i Partisë Demokratike (DS), Srgjan Milivojeviq, ka deklaruar se ka informacione që kryetari i kryetari i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, mund të emërohet drejtor i BIA-s.

Ai këtë e sheh si “pranim dëshprimi” të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ai shton se informacioni i ka ardhur nga burime brenda strukturave të inteligjencës, të cilët janë të angazhuar që BIA të funksionojë sipas Kushtetutës dhe jo për të ndjekur studentë apo opozitarë.

Milivojeviq thekson se regjimi aktual nuk ka më kandidatë të përshtatshëm dhe se Vuçeviq është zgjedhur jo për aftësi, por për besnikëri absolute ndaj Vuçiqit.

Ai shton se kjo tregon gjendjen në të cilën gjendet pushteti: mbrohet nga njerëz me dosje kriminale dhe drejtohet nga individë pa autoritet apo eksperiencë, të gatshëm të ekzekutojnë çdo urdhër politik.

Në këtë mënyrë, Milivojeviq kritikon ashpër zgjedhjen e mundshme të Vuçeviq si drejtor i BIA-së, duke e paraqitur si një emërim politik dhe jo profesional./Danas

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika